Kosova
Kosovë: Shtohen rastet me meningjit, bëhet thirrje për kujdes

Ministria e Shëndetësisë njofton se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme, bazuar në raportin e IKSHPK, kërkon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij, kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave.
Bazuar në raportin e ShSKUK-së, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.
“Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, femijet dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjensët”, thuhet në njoftim.
Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.
Simptomat
Disa nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër. Meningjiti mund të shfaqet menjëherë ose 3-7 ditë pas marrjes së infeksionit.
Tek simptomat e sëmundjes përfshihen: të vjella, marramendje, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje e muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje e kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta, skuqje e lëkurës.
Ndërsa tek fëmijët mund të ketë edhe simptoma si frymëmarrja e shpejtuar, irritim dhe të qara për një kohë të gjatë, humbje të përqëndrimit dhe mungesë oreksi.
Sapo të vëreni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku.
Meningjiti trajtohet vetëm në spital.
E-Diaspora
-
Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit Mërgata shqiptare feston denjësisht Festën e Flamurit me aktivitete të shumta ...
-
“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë, në Kantonin e Zugut
-
Vjenë: Ambasada e Kosovës ka hapur dyert për qytetarët e interesuar për njohjen e vlerave të vendit
-
Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737
-
Jehon kënga e vallja shqipe në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lugano pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e qytetit Qyteti Lugano tani po pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e lëshuara nga qyteti. Këtu...
-
143,000 franga kosto shtesë për ngrohjen
-
24 milionë fjetje në verë, rekord për Zvicrën
-
60 mijë aksidente në pistat e skijimt në Zvicër çdo vit
-
Ky është rezultati i nxënësve zviceranë në testin PISA