Kosova
Kryediplomatja gjermane e quan “provokim të palës serbe” rritjen e trupave në kufi me Kosovën
Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, duke e quajtur atë tinëzar dhe tha se Serbia po provokon me shtimin e ushtrisë në kufi me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Do të donim që të shuanim një herë e mirë shkëndijat e zjarreve të vjetra, vatrat e shumta të konflikteve të mëdha e të vogla në rajon. Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën, që edhe ashtu ishte e tensionuar dhe për këtë edhe biseduam përgjatë takimit. Dhe, kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër Policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur gjer në dhëmbë. Presim prej qeverisë serbe që të mund të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave, ashtu sikurse edhe të ngjarjes së majit kundër ushtarëve të KFOR-it”.
Baerbock e bëri të qartë se Marrëveshja e Ohrit është e paalternativë për Kosovën dhe Serbinë dhe se duhet të bëjnë kompromise.
“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE-ja”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave













