Kosova
Kryeministri i Shqipërisë pret në takim presidenten e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa u tha se kanë diskutuar mbi të ardhmen e dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit.
Në komunikatën nga Presidenca është bërë e ditur se Osmani është shprehur pro rrugës për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.
“Një bisedë përmbajtjesore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Kosova është palë konstruktive, duke përmendur njohjen reciproke, ruajtjen e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional.
“Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama shprehën optimizmin e tyre për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe vunë theksin në potencialin për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











