Kosova
Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Komunës, Sladjana Pantovic.
Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat dhe i ka tejka000luar kompetencat.
“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e Komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mospunës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.
“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe të shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shton ai.
Pantovic ishte emëruar nënkryetare e Zveçanit nga kryetari Ilir Peci. Ajo ishte edhe kandidate për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih Gjiganti farmaceutik Takeda Pharmaceutical Company planifikon largime nga puna në selinë e tij evropiane në Opfikon,... -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme”












