Kosova
Kurti i kërkoi SHBA-së ndihmë për “planet luftarake të Serbisë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkoi Shteteve të Bashkuara të rrisë ndihmën, për siç tha, “planet luftarake të Serbisë”. Ai falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, transmeton REL, përcjell albinfo.ch.
Kurti në një bisedë me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se “e sigurova atë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”.
“Zotimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët mbetet i palëkundur”, shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Twitter.
SHBA-ja ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, që Prishtina e cilëson terrorist.
Shtëpia e Bardhë më 29 shtator i bëri thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim “shumë destabilizues”.
Kosova ka thënë se mbi 80 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë më 24 shtator.
Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.
Kosova ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.
Serbia ka mohuar çdo përfshirje.
Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













