Kosova

Kurti i pret në Qeveri dy homologët nga Holanda dhe Luksemburgu

Kurti diskuton me Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu

Para pak minutash, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në oborrin e Qeverisë dy homologët, Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu, përcjell albinfo.ch.

Mëngjesin e së martës Kurti i ka pritur të dy në aeroportin e Prishtinës. Dy kryeministrat më pas janë takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani. Përderisa pas takimit me Kurtin do të mbajnë konferencë për medie.