Kosova

Kurti në Athinë takohet me homologun kroat, flasin për raportet dypalëshe

Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Athinë, ku do të marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të rajonit.

Me të mbërritur në Athinë, Kurti është takuar me kryemnistrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Kurti ka thënë se e ka përgëzuar Kroacinë për anëtarësimin në Eurozonë dhe në Zonën Shengen.

Po ashtu kanë biseduar edhe për raportet mes dy shteteve, Kosovës dhe Kroacisë.

“E përgëzova për anëtarësimin e Kroacisë në Eurozonë dhe në zonën Shengen. Ne diskutuam gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon“, ka shkruar Kurti në Twitter./Albinfo.ch