Kosova

Kurti: Në gjysmë të mandatit po kryejmë punë që të tjerët s’i kanë kryer për 20 vjet

Në një deklaratë për media, kryeministri Albin Kurti ka goditur qeveritë e kaluara, duke thënë se me gjysmë mandati po kryen punë që të tjerët nuk i kanë zgjidhur për 20 vjet, përcjell albinfo.ch.

Ai përmendi miratimin në Qeveri të plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale.

Konspiracioni i aktivistes së VV-së: Ka tunel nëntokësor prej Shkupit deri…

“Duke ndryshuar Ligjin, i cili do të mundësojë fitimin e së drejtës që të përfitojnë nga kontributet e tyre edhe ata që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nuk arritën të përmbushin kushtin prej 15 vjetësh kontribut. Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve dhe problemeve që të tjerët nuk arritën t’i zgjidhin për 20 vjet e po i rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmën të mandatit. Kemi ende shumë punë para vetes, por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim çdo gjë që e kemi premtuar deri në fund. Pavarësisht pengesave e gurëve që çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet e dhëna ndaj qytetarëve tanë”, tha Kurti.