Kosova

Kurti shkon në Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë këtë të premte Tetovën dhe Shkupin, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

Në Shkup kryeministri Kurti do të bëjë përurimin e rrugës me ermin “Adem Demaçi”, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, kjo është agjenda e Kurtit për vizitën e tij në Tetovë.

16:00 – Arritja në Komunën e Tetovës

16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e Komunës së Tetovës në zyrë

17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë

17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.