Kosova

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për veriun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendës shefin e OSBE-së Jeffrey Bieley.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  dhe zhvillimet në vend, përcjell albinfo.ch.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se u informuar Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit.

Po ashtu në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri  dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Në lidhje me zgjedhjet e reja, ZKM tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim, përcjell albinfo.ch.