Kosova
Kurti uron Gjermaninë në Ditën Kombëtare të saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Gjermanisë.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri tha se janë mbledhur për të festuar dhe nderuar një moment kyç jo vetëm për historinë gjermane, por edhe evropiane.
“Ndarjes e krijuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe të thelluar më tej nga Lufta e Ftohtë, iu dha fund nëpërmjet vendosmërisë së qytetarëve të zakonshëm, diplomacisë së shkëlqyer dhe shtet udhëheqjes së ndershme. Ajo që dikur luftohej me gjakderdhje dhe rrënim, tani është arritur me paqe, 33 vjet më parë pikërisht në këtë datë”, tha ai.
Republika e Kosovës dhe populli i saj, tha kryeministri Kurti, kanë qenë ndër përfituesit më me fat të përkushtimit të palëkundur të Gjermanisë për dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë. Në këmbim, shtoi më tej ai, ne jemi zotuar dhe kemi punuar pa u lodhur në praktikën e përditshme të ndërtimit, forcimit dhe mbështetjes së unitetit dhe demokracisë në këtë vend.
“Bashkimit të Gjermanisë i ka paraprirë rënia e Murit të Berlinit dhe në Ballkan tani kemi Procesin e Berlinit, samiti i të cilit është më pak se dy javë në Tiranë. Ne besojmë shumë në këtë proces. Ai nuk është vetëm një çelës i vërtetë për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajonin tonë, por mund të shërbejë si forca lëvizëse e integrimit të plotë në BE për të gjashtë shtetet e Ballkanin Perëndimor – duke shembur muret imagjinare, e për t’u bashkë dhe më të fortë”, tha ai.
Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, Kryeministri falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në dekadat e fundit.
“Me mirënjohje për partneritetin tonë dhe me optimizëm për të ardhmen tonë evropiane, ju uroj Ditën e Ribashkimit”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime Moti i keq shkaktoi devijime, anulime dhe vonesa të shumta, ndërsa dhjetëra pasagjerë mbetën të bllokuar... -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Zvicra regjistron qershorin e tretë më të nxehtë















