Kosova
Lajçak pas takimit me Kurtin thotë se nuk ia ndërroi qëndrimin
Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërmjetësuesi në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se kishte takim të vështirë, e ku ka paraqitur edhe një herë kërkesat e Bashkimit Evropian për Kosovën, në emër të shtensionimit të situatës.
“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e me kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e të sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren. Ai [Kurti] ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të miat. Takimi i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë, por jemi pajtuar të vazhdojmë”, është shprehur Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai nuk ka pranuar të komentojë për sanksionet ndaj Kosovës.
“Është e qartë që BE-ja nuk është e lumtur që është në pozitën të prezantojë masa”, ka shtuar Lajçak.
Ndërkohë sa u përket masave të mundshme për Serbinë, tha se me këtë çështje merren aktorë të tjerë në BE.
“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Është vendim i shteteve anëtare. Do të jem Beograd nesër. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione e të kemi dy palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”, ka thënë emisari Lajçak, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024 Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Zvicër...
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës
-
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga
-
Janë refuzuar shumica e pretendimeve për para nga sigurimet shëndetësore gjatë COVID-19 në Zvicër
-
Vdes zëvendëskancelari i Zvicrës, André Simonazzi