Kosova
Largimi i meshkujve në Perëndim nxit kompanitë të punësojnë gra
Numër i madh i dyqaneve që shesin pajisje ndërtimore, ndryshe nga e kaluara, tani kanë të punësuara 80% punëtore gra.
Vajzat dhe gratë në Kosovë nuk kanë qenë të barabarta në punësim, ka vlerësuar ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica.
Por, sipas tij, largimi i meshkujve në vendet perëndimore, ka bërë që shumë kompani t’i plotësojnë vendet me të punësuara gra.
“Ne si shoqëri, e dimë që gruaja, femrat nuk kanë qenë një kohë të gjatë të barabarta, ose së paku nëse e bëjmë një krahasim me vendet perëndimore, femra në Kosovë nuk ka qenë gjithmonë e barabartë, por unë besoj që kjo është duke u përmirësuar, edhe mund të jetë edhe për një arsye që nuk është ndoshta më e mira, në kuptimin mirë që po përmirësohet, por e kam fjalën se largimi i madh i të rinjve, sidomos i gjinisë mashkullore, në drejtim të vendeve perëndimore, e kjo ka nxitur që shumë prej kompanive tani kanë filluar t’i plotësojnë vendet e tyre me të punësuara femra”, deklaroi ai në Tëvë 1, përcjell Albinfo.ch.
Ai theksoi se numër i madh i dyqaneve që shesin pajisje ndërtimore, ndryshe nga e kaluara, tani kanë të punësuara 80% punëtore gra.
“Pa dashur të përmend emra specifikë, numër i madh i dyqaneve ose qendrave, të cilat shesin pajisje qoftë ndërtimore ose të tjera, po ku në të kaluarën ka qenë shumë e vështirë ta gjesh një femër që punonte në atë sektor, sot ndoshta 80% e punëtorëve janë femra. Ka filluar të ndryshojë, por unë besoj se kjo nuk është rezultat i emancipimit tonë, është më shumë rezultat i nevojës për të plotësuar vendet nga mungesa e fuqisë punëtore”, shtoi Huruglica./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











