Kosova

Lista Serbe, me kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e mundshme

Lista Serbe të hënën ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje nëse i plotësohen dy kushte.

Një prej tyre është largimi i Policisë së Kosovës nga veriu dhe tjetra, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale, shkruan REL.

Po ashtu ka kërkuar edhe lirimin e dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan.

Ata dyshohen për “veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”, përcjell albinfo.ch.