Kosova
Lista Serbe nuk do të lejojë udhëheqjen e komunave veriore nga shqiptarët
Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas zgjedhjeve të 23 prillit në komunat veriore.
Ai u shpreh se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Radoiçiq nuk tregoi se çfarë masash mund të ndërmerren, përcjell albinfo.ch.
Të dielën u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Radoiçiq u shpreh se të gjithë serbët e kuptuan mesazhin. “Është në dorën tonë që së bashku me vendin tonë, Serbinë, dhe me presidentin Aleksandar Vuçiq ta vazhdojmë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre”, tha Radoiçiq, shkruan REL.
Serbët bojkotuan në masë të madhe nga 45095 qytetarë me të drejtë vote, votuan vetëm 1567 prej tyre, përcjell albinfo.ch.
Nga këto zgjedhje, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin e fitoi Lëvizja Vetëvendosje dhe Zveçanin e Zubin Potokun, Partia Demokratike e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër Karburanti është bërë përsëri pak më i lirë në Zvicër, sipas shifrave nga Touring Club Switzerland... -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve












