Kosova
Lista serbe refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës
Lista serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës, pasi thanë se nuk janë përmbushur kërkesat që i kanë shtyrë ata të largohen nga institucionet e vendit.
“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punëtorëve të etnisë serbe nga institucionet e Kosovës.
Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të targave serbe, në targa të Kosovës, vendim i cili më pas u pezullua me një marrëveshje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, një tjetër kërkesë e Listës serbe për t’u kthyer institucioneve të Kosovës është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilën është rënë dakord në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Autoritetet e Kosovës deri tani e kanë refuzuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke e cilësuar të dëmshme dhe duke thënë se nuk mund të lejohet krijimi i bashkësive njëetnike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, vendosi kushtet në të cilat mund të formohet Asociacioni, disa prej të cilave kërkohet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash fillimisht ishin caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, por u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.
Lista serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, edhe atëherë refuzoi të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Që nga viti 2013, kur u formua, kjo parti ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.
Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së vazhdimisht ka konkluduar në raportet e tij pas zgjedhjeve se Lista serbe “monopolizoi jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës” dhe se ishin regjistruar raste të frikësimit, dhe se votuesit ishin nën presion nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie.
E-Diaspora
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP)...
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane