Lajme
Logoja e kosovarit në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Komiteti Ndërministror i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka miratuar logon e kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë
Logoja e disenjatorit nga Kosova, Zeni Ballazhi, është zgjedhur si më e mira. Ai në të sjell një stilizim të shqiponjës dykrenare, në formën e një flake jubilare, e cila i përngjan një trofeu. Logoja është gjithashtu edhe kremtuese.
Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme.
Teksti mbeti ende i papërcaktur. Kryeministri Sali Berisha me rastin e prezantimit të logos fituese theksoi se do të vendoset nëse do të jetë thjesht “Pavarësi” ose “100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Sipas tij, kjo do të vendoset në vazhdim.
Në konkursin e hapur të zhvilluar nga Ministria e Kulturës kanë marrë pjesë 24 artistë.
Brenda janarit pritet miratimi i plotë i listës së aktiviteteve përkitazi me 100- vjetorin e pavarësisë.
“Ky 100 vjetor t’u shërbejë shqiptarëve për t’u njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, t’u shërbejë shqiptarëve jo si një barut për të shkuarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në mbledhjen ndërministrore për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












