Lajme
Makollit i duhen 3.5 milionë euro
Ministria e Diasporës kërkon t’i ketë së paku 66 punëtorë, katër vetura për kabinetin e ministrit, ku secila do të kushtojë së paku 20 mijë euro e pesë të tjera për administratën, që nuk mund të jenë më të lira se 15 mijë euro, 110 mijë euro vetëm për informim, 15 mijë euro për shpenzime për telefona mobilë etj.
Këto shifra janë përmbledhur në një dokument, të cilin e posedon “Zëri” e që Ministria e ka quajtur “planifikim i buxhetit për 2012. Sipas këtij planifikimi, vetëm për pagat e 66 punëtorëve parashihet të shpenzohen 380 mijë euro në vit, 800 mijë euro të tjera për subvencione, ndërsa në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve 410 mijë euro.
Në linjën e projekteve kapitale, që është rrumbullakuar me një kërkesë për 1.7 milionë euro buxhet, Ministria e Diasporës ka futur 20 projekte, ku më i liri është ai për konferenca intelektuale, që planifikohet të kushtojë 20 mijë euro. Megjithëkëtë, projektet që planifikohet të kenë buxhet jo më të vogël se 100 mijë euro janë organizimi i ditëve të mërgatës, një manifestim qendror në Prekaz 100 mijë euro, ditët e kulturës në diasporë 350 mijë euro.
100 mijë euro Ministria e Diasporës planifikon t’i shpenzojë në kuadër të zyrës së informimit. Po për informim, është planifikuar edhe një buxhet prej 10 mijë eurosh te kategoria mallra dhe shërbime. Projekti më i madh që ka paraparë kjo ministri është ai i formimit të tri qendrave të mërgatës në tri shtete të ndryshme, ku për secilën prej tyre do të shpenzohen nga 200 mijë euro.
Ministria e Diasporës edhe konferencat planifikon t’i ketë të kushtueshme në qindra-mijëra euro. Në planifikimin buxhetore për vitin tjetër, kjo ministri ka futur projektin për konferenca të investimeve të jashtme në vend, që do të mbahet në tri shtete dhe që do të kushtojë 300 mijë euro.
Te mallërat e shërbimet, si shpenzimi më i madh është ai për udhëtime zyrtare që do të jetë 100 mijë euro, dhe më i liri, prej 2 mijë eurosh, ai për mirëmbajtjen e ueb-faqes së Ministrisë.
Ndonëse dokumentin në fjalë e cilëson vetëm si është një dokument pune të Ministrisë dhe ende të papërfunduar, Xhevdet Sfarça, këshilltar politik i ministrit Ibrahim Makolli, shpenzime të planifikuara i arsyeton me nevojat që ka ministria.
“Shifra e paraparë prej 66 të punësuarve është shifër e cila, në pajtim me përgjegjësitë e Ministrisë është vlerësuar se ia mundëson këtij institucioni funksionimin normal, kur kemi parasysh se mbulon gati 1/3 e popullatës së Kosovës, e cila është jashtë vendi”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, mendon se kjo ministri mund të funksionojë edhe me staf më të vogël. “Kjo ministri duhet të udhëhiqet nga koncepti i vullnetarizmit. Në diasporë kemi plot njerëz që kanë punuar edhe pa përkrahje shtetërore, dhe besoj se kjo ministri duhet t’i afrojë këta njerëz, dhe jo domosdoshmërish të punësojë staf këtu në Kosovë për të rënduar buxhetin, edhe ashtu të rënduar”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?











