Kosova
Më 2 maj pritet të prezantohet drafti për Asociacionin
Në takimi e 2 majit në Bruksel pritet të prezantohet drafti i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përcjellë albinfo.ch.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak thotë se prezantimi është hapi i parë i detyrueshëm.
“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, është shprehur Lajçak. Nga ky takim pritet të nënshkruhet edhe deklarata e përbashkët e dakorduar në takimin e parafundit për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, shkruan DË.
Megjithatë ka paqartësi sa i përket prezantimit të draftit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga përfaqësues të komunitetit serb, dhe përmbajtja e statutit nuk janë siç thotë ai, “edhe aq të njohura”. Ai ka thënë se i ka shprehur Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues. “Ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësit, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe që gjithçka të jetë në funksion dhe në përputhje me qëllimet tona dhe parimet tona”, ka thënë Kurti, përcjellë albinfo.ch.
Në anën tjetër, qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit është ndryshe. Ai ka thënë se Ekipi Menaxhues më 2 maj, do të prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se “nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë”.
Në vitin 2016, një vit pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan për parimet e Asociacionit, Ministria e atëhershme e pushtetit lokal emëroi Ekipin Menaxhues. Në atë kohë, në krye të kësaj ministrie ishte Lubomir Mariq nga radhët e Listës Serbe. Sot Mariq është deputet i Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe. Mariq, i cili ishte koordinator i Ekipit Menaxhues, caktoi katër persona për të shkruar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe: Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq, Vinko Radosavleviq dhe Svetisllav Durlleviq, shkruan DË.
Nuk dihet nëse ky Ekip Menaxhues ka hartuar statut të ri të Asociacionit dhe kryeministri Kurti nuk ka njohuri për këtë. “Ministri im i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar në takim Ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo Ministri në kuadër të Qeverisë e cila merret për së afërmi me këtë ekip menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër”, tha Kurti, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro












