Kosova

Më shumë se pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare në Mërdarë, pritja mëngjesin e së premtes është mbi pesë orë.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare tregojnë se në këtë pikë kalim me Serbinë pritjet shkojnë deri në 320 minuta dhe kolona në 1500 metra.

Pikë tjetër e ngarkuar është edhe te Dheu i Bardhë, aty pritja shkon më shumë se një orë e gjysmë ose 90 minuta dhe kolona në një kilometër, përcjell albinfo.ch.

40 minuta pritje ka në pikë kalimin në Muçibabë, ndërkohë pikat tjera kufitare janë të lira.