Lajme
Në komunikacion, 39 të vdekur brenda 5 muajve
Që nga përfundimi i luftës e deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën më shumë se 2000 qytetarë si pasojë e aksidenteve në komunikacion
Aksidentet me fatalitet, janë bërë dukuri në Kosovë dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe brenda pesë muajve të fundit në komunikacion kanë humbur jetën 39 qytetarë, qindra të tjerë janë lënduar, ndërsa janë regjistruar mijëra aksidente me dëme materiale. Kështu thuhet në statistikat që ka nxjerrë Policia e Kosovës.
Baki Kelani është zyrtar për informim në Policinë e Kosovës. Ai i ka thënë REL-it se nëse krahasohet ky vit me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vërehet një rënie e lehtë e aksidenteve me pasoja fatale prej 2.7 për qind. Por, njëkohësisht ka ngritje prej 13.4 për qind të aksidenteve me dëme materiale dhe persona të lënduar.
“Policia e Kosovës, referuar numrit të aksidenteve të trafikut si dhe me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, me njësitet e saj policore ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës në mënyrë që të kemi një siguri më të madhe në trafik”, ka thënë Kelani.
Ngritja e numrit të aksidenteve në komunikacion, sipas Muhamet Krasniqit, ekspert, vjen si pasojë e disa faktorëve. Ky është një problem global, thotë ai, por tek vendet më pak të zhvilluara si Kosova, paraqitet si dukuri edhe më e shpeshtë.
“Aksidentet në trafik janë shqetësim global, por për dallim nga vendet e zhvilluara që kjo çështje ka arritur të menaxhohet, në Kosovë ende mbetet problem shqetësues për shkak se mungojnë masat konkrete për rritjen e sigurisë në rrugë. Shkaktar kryesor i aksidenteve është vetë faktori njeri”, tha ai.
Në anën tjetër, Baki Kelani flet edhe për atë se çfarë kanë ndërmarrë autoritetet e rendit në parandalimin e aksidenteve.
“Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, t’ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, tha Kelani.
Ndryshe, që nga përfundimi i luftës e deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën më shumë se 2000 qytetarë si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Në vitin 2002 nga aksidentet në trafik kanë vdekur 132 persona, në vitin 2006 – 178 perona, në vitin 2010 – 175, ndërsa mbi 100 është shifra që rezulton për çdo vit.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












