Lajme
Në Kosovë erdhën 18 mijë shkuan 74 mijë kosovarë
Bilanci i migrimit për vitin 2015, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara lidhur me “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”, ishte 55 572 persona
Brenda vitit 2015, në territorin e Kosovës kanë ardhur (imigruar) 18 862 banorë, derisa numri i emigrantëve (larguar) kosovarë ishte 74 434 banorë. Bilanci i migrimit për vitin 2015, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara lidhur me “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”, ishte 55 572 persona.
Baza e të dhënave për ta vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2015 është marrë nga numri i vlerësuar i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2014, nga lindshmëria, nga vdekshmëria dhe nga lëvizjet e popullsisë së Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2015. Ky publikim i ASK-së, ofron të dhëna statistikore mbi popullsinë në nivel vendi dhe komune.
Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31 116 lindje, numri i vdekjeve ishte 8 884 dhe shtimi natyror ishte gjithsej 22 232.
Përkundër një shtimi natyror prej 22 232 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 340 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2015.
Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2015 (31 dhjetor 2015) vlerësohet të jetë 1 771 604 banorë rezidentë, thuhet në raportin e ASK-së, transmeton Albnfo.Ch.
Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i lëvizjeve te brendshme është vlerësuar të jetë 8 972 banorë. ASK-j, ndërkaq do të vazhdojë ta bëjë këtë vlerësim, çdo vit, me qëllim që ta sigurojë serinë kohore të treguesve demografikë mbi ndryshimet në nivel territorial.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër













