Kosova
Në Kosovë, mbi 200 aksidente trafiku për dy ditë
Ditëve të fundit janë shtuar aksidentet e trafikut në Kosovë. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit kanë ndodhur mbi 200 aksidente në komunikacion.
Sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, më datën 11 gusht kanë ndodhur 104 aksidente, ku 40 ishin me persona të lënduar, ndërsa 64 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale, përcjell Albinfo.ch.
Siç raporton policia, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 118 aksidente, ku 43 prej tyre ishin me persona të lënduar.
Brenda 24-orëve Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 558 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat në trafik.
Ndryshe, gjatë mujit korrikut janë shënuar edhe disa aksidente me fatalitet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











