Kosova
Nëntë gazetarë të lënduar në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë gazetarë janë sulmuar nga huliganët në Leposaviq të premten. Sipas Policisë, gazetarët e sulmuar kanë qenë me detyrë zyrtare, duke përcjellë zhvillimet në komunën e Leposaviqit pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
“Po ashtu në afërsi të Komunës së Leposaviqit nga individ/grupe kriminale është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale disa gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës. Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare, duke përcjellë zhvillimet pranë Komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve, kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Përveç sulmeve fizike, policia shton se gazetarëve u janë dëmtuar edhe pajisjet e punës.
“Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, sulmet e dhuna fizike, si dhe dëmtimi i automjeteve dhe i pajisjeve zyrtare janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë iniciuar rastet sulm ndaj personave zyrtarë, asgjësim apo dëmtim i pronës dhe lëndim trupor”, ka thënë Policia.
Mes tjerash, policia tregon se është sulmuar edhe automjeti zyrtar që po shoqëronte ministrin Krasniqi.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku











