Kosova
Nga sot energjia elektrike paguhet më shtrenjtë

Raportohet se nga sot tarifat e reja të energjisë elektrike do të jenë më të shtrenjta për 15.4 për qind, përcjell albinfo.ch.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ditë më parë ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës.
Rritja prej 15 për qind përkthehet: deri në 350 kw rritja është 2.88 cent; deri në 450 kilovatë, konsumatorët do të kenë rritje prej 4.5 euro në faturën mujore; 600 kw deri në 5 euro dhe mbi 800 kw në 7 euro.
Kjo rritje është e domosdoshme për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
“Ne konsiderojmë se nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm me energji, kostoja do të jetë shumëfish më e madhe sesa përqindja e propozuar. Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, deklaroi ditë më parë Ymer Fejzullahu, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së.
Fejzullahu sqaroi se Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavatë rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavatë në orë. Këtë diferencë, shtoi ai, vendi ynë importon nga jashtë, sipas çmimit të energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX.
Ndryshe Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, kurse shtrenjtimi i rrymës është kundërshtuar nga qytetarë dhe shoqëria civile.
E-Diaspora
-
Shtetasi suedez merr dy vetura Rent a Car në Kosovë dhe nuk i kthen më Një person është ankuar në Polici se një shtetas i Suedisë ka marrë dy vetura në...
-
Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë, sipas Financial Times
-
VIDEO
SPEEEX lanson platformën e re që promovon Kosovën në diasporë
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Nga sot, në shitje vinjeta e autostradës zvicerane 2024 Vinjetat për makinat e Zvicrës nga sot (e premte), versioni 2024, doli në treg, përcjell...
-
Shorti i 2 dhjetorit për Evropian, çka duhet të dini
-
10 mënyra se si mund të kurseni para nëse jetoni në Cyrih
-
Fotografi zviceran, në kërkim të fëmijëve shqiptarë, të fotografuar në vitet `90
-
10 ngjarje në Zvicër që nuk duhet t’i humbisni këtë dhjetor