Kosova
Ngjarjet në veri të Kosovës, reagon Kurti
Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës.
Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.
Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë, përcjell albinfo.ch.
“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.
Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në takim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.
Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të masave të dhunshme.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













