Kosova
Një familje në Kosovë shpenzon rreth 8106 euro në vit
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2022. Sipas këtyre rezultateve, del se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 milionë e 527 euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro dhe shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm.
Shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në grupin e shpenzimeve të tjera, thuhet tutje në raport.
Konsumi i ushqimit në Kosovë, sipas rezultateve të kësaj ankete, kryesisht dominohet nga buka dhe drithërat 19%, mishi 18%, qumështi, djathi, vezët, si dhe perimet dhe pijet joalkoolike 12%.
Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në vitin 2022 ishin rrogat nga sektori privat dhe publik për më shumë se 50% të ekonomive familjare, përcjell albinfo.ch.
Burime të tjera të rëndësishme të të hyrave të ekonomive familjare janë bizneset e ekonomive familjare dhe pensionet, ndërsa përreth 7% të ekonomive familjare ishin paratë e dërguara nga jashtë (remitencat).
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













