Kosova
Njoftim i rëndësishëm nga aeroporti i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka dalë me një njoftim për të gjithë ata që udhëtojnë përmes këtij aeroporti, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të “Kampionati i Çiklizmit të Kosovës 2023″, autostrada do të jetë e bllokuar përkohësisht, prandaj u është bërë thirrje udhëtarëve që të jenë me kohë në aeroport.
Njoftimi i plotë:
Të dashur udhëtarë,
Në bazë të njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, më datë 15 dhe 16 korrik 2023 do të organizohet “Kampionati i Çiklizmit të Kosovës 2023”.
Më tej, sipas këtij njoftimi, gjatë këtyre dy datave do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve, në autostradë.
Më 16 korrik 2023 (E diel), kjo garë do të fillojë në orën 10:30, nga Bibaj-Lipjan, për të vazhduar në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë me lëvizje drejt aeroportit, Komoran-Malishevë dhe anasjelltas.
Prandaj, duke pasur parasysh këtë garë, dhe lëvizjen me automjetet tuaja gjatë kësaj dite, në rrugët që dërgojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ne mirësisht ju lusim që të keni parasysh se orari i fluturimeve nuk ndryshon dhe ju lusim që të paraqiteni me kohë për fluturimet tuaja, në mënyrë që të mos i humbisni ato.
Duke ju dëshiruar fluturime të këndshme, ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj, ndërsa të gjithë garuesve dhe “Federatës së Çiklizmit të Kosovës” ju urojmë sukses!
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












