Lajme
OBSH: 82% e vaksinave, të administruara në vendet e pasura
Më shumë se 1 miliard vaksina anti-COVID janë administruar deri më sot në nivel global. Por 82% e atyre që janë vaksinuar u përkasin vendeve me të ardhura të larta e të mesme dhe vetëm 0.3% vendeve me të ardhura të ulëta.
Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një konferencë të mbajtur online.
“Kriza e COVID-19 ka ekspozuar nevojën urgjente për sisteme shëndetësore më fleksibël, që të sigurojnë në mënyrë të pandërprerë, të përballueshme e të barabartë akses te barnat dhe teknologjia mjekësore”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Më pak se 6% e brazilianëve janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat. Brazili është bërë vendi i parë në botë që ka kaluar kuotën e 400 mijë vdekjeve, pavarësisht sinjaleve të fundit për një frenim të epidemisë.
Në vetëm një muaj, 100 mijë jetë janë humbur në vendin latin, ku druhet se mund të lindë një valë e re.
“Mendoj se nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë, atëherë të gjithë do të dalim nga kjo pandemi, e cila duhet të jetë një mësim për të ardhmen, që të jemi më të kujdesshëm”, tha Douglas Abelo, menaxher rrjetesh sociale.
Ndërkohë, në Peru, një variant i konstatuar për herë të parë në Brazil është regjistruar në 8 rajone të vendit.
Sipas zyrtarëve, ai përbën rreth 40% të rasteve të reja. Me 1.7 milionë raste, autoriteteve shëndetësore u është bërë thirrje të përshpejtojnë procesin e vaksinimit.
Ndërsa në Kubë, një vend me popullsi prej 11 milionë banorësh, infeksionet u rritën me thuajse 6 mijë raste javën e kaluar.
Megjithatë, vendasit kanë krijuar vaksinat e tyre në vend që të bazohen te nisma ndërkombëtare COVAX.
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Zvicër
-
Aksident në Aristau AG mes autobusit dhe makinës Një përplasje e rëndë ka ndodhur në Aristau AG, disa të plagosur ...
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?