Lajme

OBSH: Rekord i ri botëror i rasteve me koronavirus brenda një dite

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se ka rritje rekorde të numrin të rasteve me COVID-19 pasi që 284,196 raste të reja ishin regjistruar në 24 orët e kaluara.

Rritja më e madhe u regjistrua në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut, thuhet në raport.

Numri i vdekjeve u rrit me 9.753, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë pas 30 prillit, kur u regjistruan 9.797 vdekje, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.