Lajme
Opozita e vendosur: protesta kundër Ivanovit
Para Kuvendit të Maqedonisë, disa qytetarë kanë vendosur tenda, duke shprehur gatishmëri që të qëndrojnë deri të premten, kur pritet shpallja e zgjedhjeve të reja
Opozita maqedonase duket e vendosur për të kundërshtuar nëpërmjet protestave në rrugë vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov, për amnistimin e të gjithë politikanëve maqedonas që janë nën hetime, janë duke u gjykuar apo duke vuajtur dënimin me burg. Para Kuvendit të Maqedonisë, disa qytetarë kanë vendosur tenda, duke deklaruar të vendosur për të qëndruar aty deri të premten, kur pritet shpallja e zgjedhjeve të reja.
Protestuesit, të cilët një dit më parë u përleshen me policinë kërkuan dorëheqja e presidenti, Gjorge Ivanovit, tërheqje e vendimit të tij për falje, si edhe shtyrje e zgjedhjeve.
Sipas njoftimeve nga Shkupi, 12 qytetarë janë arrestuar dhe një gazetar është lënduar në protestat që u mbajtën mbrëmë para dhe në afërsi të Zyrës popullore të presidentit Ivanov, në organizim të iniciativës civile “Protestoj”.
Sipas dëshmitarëve okularë, në parregullsitë që kanë ndodhur ka edhe të lënduar të tjerë, midis të cilëve edhe një fotoreporter.
Demonstruesit mbrëmë e demoluan Zyrën popullore të presidentit Ivanov në qendër të Shkupit. Janë thyer dritare dhe mobilet nga zyra, ndërsa është dëmtuar edhe ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, citon AlsatM.
Protestuan në shenjë revolte nga vendimi i presidentit për ndërprerje të përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të përfshirë me përgjimet dhe krizën politike. Paraprakisht demonstruesit ishin para Kuvendit, ndërsa policia i pengoi të drejtohen drejt selisë së VMRO-DPMNE-së, partisë që i përket edhe presidenti.
Pas protestës së djeshme, ka reaguar eurokomisari për zgjerim Johanes Han. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunshme. “Kriza mund të zgjidhet vetëm me mjete politike. Përgjegjësi e politikanëve është që të kthehen në tryezën e negociatave”, ka deklaruar Han pas protestave të mbrëmshme që rezultuan të dhunshme
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë














