Kosova

Përfaqësuesit e Holandës dhe Luksemburgut vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, më 3-4 korrik vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën.

Rutte dhe Bettel gjatë së hënës qëndrojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren Ana Bërnabiq.

Ndërkohë të martën do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Qëllimi kryesor i vizitës është që të diskutohet për situatën në veri të Kosovës.

Në këtë vizitë ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo. Por, ai e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të një krize të brendshme politike.