Kosova
Petritsch: Suksesi i marrëveshjes varet nga zbatimi ose jo i saj
Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguar i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, ka thënë se marrëveshja e normalizimit varet nga zbatimi i saj ose edhe moszbatimi.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë u shpreh se kjo paraqet një lloj normalizimi të raporteve. “Le të fillojmë me anën pozitive. Aty pamë një lloj progresi. Ndoshta jo çfarë kemi shpresuar, por në të njëjtën kohë, më shumë sesa ne i frikësoheshim. Aty nuk pati një dështim të negociatave. Pra, asnjëra palë nuk u largua nga tavolina, por, në anën tjetër, kjo tregon se sa e vështirë dhe komplekse është e gjithë çështja”, ka thënë ai për REL, përcjell albinfo.ch.
Diplomati ka shtuar se i gjithë suksesi i vendeve varet nga zbatimi ose jo i marrëveshje. “Ne duhet të shohim se si do të zbatohet kjo që është vendosur [në Ohër]. Mendoj se zbatimi është çështja kryesore. Ne e dimë nga e kaluara, ndonjëherë ato që njëra palë është përpjekur t’i zbatojë, ana tjetër nuk e ka bërë, dhe anasjelltas. Kështu që, unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që negociatorët e Bashkimit Evropian të mbajnë këtë momentum të progresit të arritur, progresit thelbësor, por gjithsesi se kjo duhet të pasohet me takime të mëtejshme”, deklaron ai, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













