Kosova
Presidenca e Kosovës: Serbia, përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës, strukturat kriminale dhunuan policinë

Prishtina zyrtare ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Presidencës, Blerim Vela, në një reagim në rrjete sociale shprehet se Serbia është përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Kosovës.
Ai shton se strukturat kriminale serbe janë urdhëruar për të krijuar tensione dhe përdorur dhunë ndaj uniformave blu.
“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësorë” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, deklaron ai.
Në komunat me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq, dhe Zubin Potok, udhëheqësit e komunave janë shoqëruar nga forcat policore.
Protestuesit serbë kanë tentuar të ndalojnë krerët e zgjedhur për të hyrë në godina, ndërsa policia ka hedhur gazlotsjellës për mbajtjen e tyre nën kontroll.
E-Diaspora
-
“Vatra” kërkesë Kosovës, zbatoni ato që thotë SHBA-ja Kryetari i Shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra”, Elmi Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë...
-
Odranët në Zvicër
Njëzet vite takime të mërgimtarëve nga fshati Odër
-
Mjekët nga diaspora realizuan me sukses konferencën XVIII europiane në Kosovë
-
Humb jetën kosovari në aksidentin e rëndë të trafikut, në Valis
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Pse të huajt që gjejnë punë në Zvicër pyesin gjithmonë për pagat Njerëz nga e gjithë bota dynden në Zvicër me shpresën për një të ardhme më të...
-
Pritet ulje e çmimeve të shtëpive malore zvicerane
-
Ministri Cassis, 44 fluturime nga Berna në Lugano, me avion qeveritar
-
Universitet zvicerane “vuajnë” nga mungesa e financave
-
Publikohen nga hakerët të dhënat e Doganave Zvicerane dhe Fedpol