Kosova

Presidenti serb: Serbia nuk do luftë, do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të tërheq forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën, ndërsa u shpreh se Serbia nuk dëshiron luftë.

Gjatë ditës së sotme, Vuçiq ishte shprehur se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë vendkalimet kufitare me Kosovën.

“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian… Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, ka thënë ai për “The Financial Times”, përcjell albinfo.ch.