Kosova

Pritje deri në 10 orë në kufirin Kroaci – Mal i Zi

Mërgimtarët që janë nisur për Kosovë janë duke u ballafaquar me pritje e kolona të gjata nëpër kufi.

Deri në 10 orë ka pritje në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi, shkruan GazetaBlic.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja shkon deri në një orë, në Mërdarë po ashtu pritjet janë nga 40 minuta deri në një orë, në Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta.