Lajme

Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane

Duke ndjekur hapat e kolegjeve në SHBA, Irlandë, Francë, Holandë, Belgjikë dhe Gjermani, studentët në Universitetin e Gjenevës dhe Lozanës, si dhe dy institute politeknike – ETHZ dhe EPFL – mbajtën mitingje duke kërkuar që shkollat e tyre përkatëse të ndërpresin lidhjet me institucionet izraelite për luftën në Gaza, përcjell albinfo.ch.

Policia shpërndau protestuesit në disa prej universiteteve, por nuk u raportua për dhunë.