Kosova
Protestuesit e dhunshëm në veri kontrollohen nga shërbimi sekret i Vuçiçit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dënuar sulmin e djeshme në veri, ku tha se protestuesit e dhunshëm kontrollohen nga shërbimi sekret i Vuçiqit, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se perëndimi duhet të reagojë dhe kjo situatë të ndalët, shkruan Syri.net Kosova
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it nga ekstremistët e dhunshëm të drejtuar nga komanda dhe kontrolli i shërbimit sekret të Vuçiqit. Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtat legjitime të pakicave. Bëhet fjalë për dhunën dhe destabilizimin. Perëndimi duhet t’i thotë Vuçiqit se kjo duhet të ndalet. Tani.
Kjo është vetëm një përpjekje tjetër e Vuçiqit për të hapur një front tjetër të përshkallëzimit për të shkëputur vëmendjen nga dhuna endemike në Serbi. Ai po përballet me protesta masive qytetare kundër dhunës dhe regjimit të tij autoritar, të korruptuar dhe të dhunshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.
Tutje, ajo ka thënë se Kosova do të jetë borxh gjithmonë ndaj ushtarëve të KFOR-IT.
“ Zemrat tona shkojnë me respektin më të lartë dhe simpatinë më të thellë për të gjithë trimat @NATO_KFOR ushtarë që mbrojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë. Kosova u detyrohet shumë atyre. Ne do të jemi përgjithmonë në borxhin e tyre”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën











