Kosova
MINT: Nuk kishte keqpërdorime të rezervave shtetërore
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të saj. Shton se u bastisën zyrat e të dyve.
“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë erdhën njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi, për kontroll në zyrat e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të drejtorit të Departmentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në njoftim.
Megjithëse thotë se i mirëpret hetimet, thuhet se nuk kishte keqpërdorime në rezerva, duke sulmuar edhe mediat që publikuan audioincizimet, ku bëhen të ditura keqpërdorimet.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje me ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to. Për këtë çështje prej një kohë të gjatë, e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.
Derisa bën edhe thirrje që prokuroria të mos cenojë “sigurinë shtetërore” për rezervat.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në njoftim.
Derisa shton se do të vazhdohet me rritjen e rezervave shtetërore.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













