Kosova
Vazhdojnë protestat e serbëve edhe sot
Ka nisur të rritet numri i protestuesve në Zveçan
Në komunën e Zveçanit qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal, përcjell albinfo.ch.
Kështu është bërë e ditur nga fotografitë e ‘Kontakt Plus’ nga komuna e Zveçanit.
Në anën tjetër, KFOR-i ka krijuar një mbrojtëse me tela me gjemba.
Gjatë ditës së djeshme në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, janë mbajtur protesta kryesisht të qeta.
Serbët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.
Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut.
Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












