Kosova
SHBA shpreson që takimi Kurti-Vuçiq të jetë konstruktiv
Mësohet se, edhe pse përplasja diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë nuk jep asnjë sinjal zbutje, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që takimi i 2 majit në Bruksel, mes Albin Kuritit dhe Aleksandar Vuçiq të jetë konstruktiv. Pas një bisede me presidentin serb Vuçiç, këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e vuri theksin tek nevoja urgjente për të themeluar Asociacionin, përcjell albinfo.ch.
“Zhvillova një bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiq. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA-Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin”, tha Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Serbia dhe Kosova pritet të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, më 2 maj, ku pritet të mbahet takimi i radhës së nivelit të lartë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar tashmë se në fokus të këtij takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.
Kurti ka thënë të martën se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga serbë dhe përmbajtja e statutit nuk janë “edhe aq të njohura”. Kreu i ekzekutivit të Prishtinës deklaroi si i kishte shprehur gatishmërinë Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













