Lajme
Shqipëri: Me HIV/AIDS në 2011, 65 raste të reja
Kur bota përballet ende me një numër në rritje të të sëmurëve me HIV/AIDS, sëmundja e shekullit, parandalimi i saj është në dorën e çdokujt
Mbi 90 për qind të atyre që jetojnë me sëmundjen e shekullit rezultojnë ta kenë marrë sëmundjen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Kryeni marrëdhënie seksuale të mbrojtura, përdorni kondome, mos nisni marrëdhëniet seksuale në moshë të vogël, merrni gjak të sigurt apo mos përdorni shiringa të përdorura më parë për transfuzion gjaku”, janë këto këshillat që japin mjekët dhe ekspertët në luftën kundër SIDA-s.
Dita Botërore kundër HIV/AIDS përkujtohet edhe në Shqipëri me aktivitete të shumta sensibilizuese.
Sipas të dhënave të një raporti më të fundit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik këtë vit janë diagnostikuar me SIDA, 65 raste të rinj, ndërsa numri total i personave të diagnostikuar me sëmundjen e shekullit ka mbërritur në shifrën 478 persona. ISHP, bën me dije se ndër këta, 335 janë meshkuj dhe 143 janë femra.
Por, fakti që e bën ende më të fuqishme klithmën për ndërgjegjësimin e popullatës për këtë sëmundje, që vigjëlon duke marrë miliona jetë njerëzish në mbarë botën, është se Shqipëria është një nga vendet me shkallën më të ulët të ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundjeje.
Në zonat rurale për fenomenin HIV/AIDS ende nuk ka ndërgjegjësim, nga vjen e si gjallon dhe mund të bëhet pjesë e jetës duke e shkatërruar atë. Ekspertët e ISHP-së në vend thonë se që prej rastit të parë të diagnostikuar në vitin 1993, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i persona të sëmurë me HIV/AIDS.
Një tjetër fatkeqësi, që vjen edhe nga padija, është se në Shqipëri ekziston një shkallë tejet e lartë e diskriminimit të të sëmurëve me SIDA apo atyre që janë në fazën HIV/AIDS. Janë plot 14 fëmijë në vend që jetojnë sot me sëmundjen e shekullit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













