Lajme
Shqipëria ka dyfishuar eksportet me Kosovën
Kosova rezulton me bilanc tregtar negativ më Shqipërinë deri pesëfish më të vogël edhe për vitin 2011, megjithëse gjatë këtij viti Kosova ka rritur në masën 19.8% numrin e eksporteve në Shqipëri. Kurse Shqipëria ka dyfishuar eksportet në drejtim të Kosovës ku çimentoja e Fushë-Krujës vazhdon të mbajë vendin e parë në artikujt që eksportohen, shkruajnë mediat e Prishtinës.
Në bazë të të dhënave që ka Dogana e Morinit në Kukës, gjatë vitit 2011, janë përpunuar 4202 deklarata importi nga Kosova, krahasuar me 3370 deklarata të vitit 2010, pra 832 deklarata më shumë, me një rritje prej 19.8%.
Nga numri i përgjithshëm i importeve në Kosovë, 4071 deklarata janë “import për konsum”, krahasuar me 3302 deklarata për vitin 2010, 69 deklarata për “lejim të përkohshëm të importit”, krahasuar me 43 deklarata për vitin 2010 dhe 62 deklarata për “riimport”, krahasuar me 25 deklarata për vitin 2010.
Materialet e ndërtimit, automjetet, patatet, mielli, lëngjet dhe pijet energjike janë artikujt kryesorë që Kosova ka eksportuar në Shqipëri, shkruajnë këto media
Sipas mediave kosovare, edhe për këtë vit, çimentoja e Fushë-Krujës kryeson listën e artikujve të eksportuar në Kosovë. Gjatë vitit 2011 janë eksportuar në Kosovë nga Shqipëria 264.480 tonë çimento. E krahasuar me vitin 2010 ka një rritje prej 144.797 tonësh ose 1.2 herë më shumë. Ndërkohë që për vitin 2011 ka njohur një rritje të madhe eksporti i hekur nikelit dhe një ulje të eksportit të kromit të varfër, krahasuar me vitin 2010. Rritje ka pësuar edhe eksporti i fruta-perimeve, i tullave dhe i tjegullave.
Në kufirin Shqipëri – Kosovë me një gjatësi prej 111.8 kilometër, aktualisht ekzistojnë gjashtë vendkalime kufitare, ku vetëm tre prej tyre janë të miratuara edhe si pika doganore. Dogana Morin -Vermicë është e kategorisë së dytë, ndërsa pika doganore e Qafë-Prushit në Has dhe e Qafë-Morinës në Tropojë janë të kategorisë së tretë.
Ndërtimi i autostradës Durrës – Kukës – Morin ka bërë që vëllimi i qarkullimit të mallrave në këtë pikë doganore të jetë trefishuar krahasuar me vitin 2008 kur autostrada nuk ishte ndërtuar, ndërkohë që janë dhjetëfishuar transitet.
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025











