Lajme
Shqipëria në presion nga Banka Botërore
Ministri shqiptar i financave u ka paraprirë, edhe ai publikisht, kushteve që kërkon Banka Botërore
Dalja e ekspertëve të Bankës Botërore në publik në mes të negociatave me Ministrinë e Financave, sigurisht që përveç transparencës, bartë me vete edhe një lloj presioni publik për Qeverinë e Shqipërisë.
Të dhënat e ekspertëve dhe insistimi i tyre se kriza globale do ta cenojë ekonominë deri në pikën që qeveria të kërkojë ndihmë nga Banka, tregonte qartë insistimin për lëvrimin e kësaj ndihme, shkruajnë mediet e Tiranës.
Por, me të njëjtën gjuhë, ministri i Financave u ka paraprirë, edhe ai publikisht, kushteve që kërkon Banka Botërore.
Edhe pse negociatat janë ende në fillimin e tyre dhe daljet publike të të dyja palëve nuk kanë treguar qartë synimin final, Bode ka vënë i pari kufirin.
Ministri ka përmendur edhe disa mënyra dhe institucione të tjera që mund të ndihmojnë buxhetin. Si përgjigje për kushtet e kërkuara nga Banka Botërore, Bode ka vënë limitin te interesat e vendit, duke treguar se jo të gjitha kushtet do të pranohen.
Bëhet fjalë për një ndihmë të shtuar nga programi i miratuar i Bankës Botërore për Shqipërinë. Këtë radhë ekspertët kanë përfshirë në listën e kreditimit edhe ndihmë direkte buxhetore.
“Ministria e Financave është në punë, merret me të gjitha: me Bankën Botërore, me Bankën e Zhvillimit, me Bankën e Shqipërisë, me ministritë e tjera dhe gjithçka tjetër, por të jeni të bindur që në të gjitha aktivitetet e përditshme ne udhëhiqemi nga interesi publik, nga interesi i ekonomisë shqiptare. Gjithçka që do të jetë me interes publik për vendin, ne do ta materializojmë, gjithçka që ne do ta konsiderojmë të papërshtatshme ekonomikisht për vendin, sigurisht që nuk do ta pranojmë”, ka thënë Bode.
Pasqyra pesimiste e ekspertëve të Bankës dhe përgjigjja e ministrit, tregojnë qartë se të dyja palët, Qeveria dhe Banka Botërore, po hasin në vështirësi në negociata.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën












