Kosova
Shqiptarët e Turqisë e duan shtetësinë e Kosovës
Teksa shumë shqiptarë që jetojnë në vendet perëndimore detyrohen të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ka shqiptarë që duan të marrin shtetësinë në Kosovë.
Të tillë janë shumë shqiptarë që jetojnë në Turqi.
Serkan Aktashi jeton në Izmir të Turqisë, por me prejardhje është nga Drenica.
Ka disa herë që e viziton Kosovën, vendin e të parëve.
“Nuk e harrojmë kurrë Kosovën, se e kemi në gjak dhe në shpirt, vetëm fizikisht jemi duke jetuar në Turqi”, tha ai për RTK-në.
Serkani, si shumë shqiptarë të tjerë, kanë arritur ta mësojnë dhe të flasin gjuhën shqipe, por dëshira e tij është që ta fitojë shtetësinë e Kosovës.
Por, ka të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia, për shkak të kushteve që përcaktojnë disa shtete të Shengenit.
Ka të tjerë që nuk kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, ngase u lejohet dyshtetësia në vendet ku jetojnë.
Çdo vit, në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5 mijë persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale