Lajme
Sondazhet: BDI në rënie, Besa ngritet
Në anketën e fundit që publikoi Agjencisë M-Prospect për rejtingun e partive shqiptare, vërehet humbja e mbështetjes së BDI-së nga rinia shqiptare
Partia më madhe e shqiptarëve në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti ka pësuar rënie në periudhën e fundit, ndërsa Lëvizja Besa ka një perceptim ngritjeje. Kështu ka deklaruar Marko Troshanovski, drejtor i Agjencisë M-Prospect e cila merret me sondazhe.
Në anketën e fundit që publikoi për rejtingun e partive shqiptare, ai tha se ajo që është evidente është humbja e mbështetjes së BDI-së nga rinia shqiptare.
“Pra është e dukshme se ekziston një trend i grupimit të përkrahjes tek elektorati shqiptar. Përkrahja për BDI-në është ende e madhe, por mund të vërejmë rënie tek përkrahja e tyre tek votuesit shqiptarë. Ndërsa nga ana tjetër, Lëvizja BESA është në ngjitje, madje ajo e tejkalon përkrahjen e PDSH-së, si parti tradicionalisht e ranguar e dytë në mesin e shqiptarëve”, tha Troshanovski.
Sipas tij, fakti që në anketë gati 65 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk e dinë për kë do të votojnë, ose fare nuk do të votojnë, tregon për atë se votuesit shqiptarë janë të ngopur nga politikanët të korruptuar dhe se kanë nevojë për kuadro të rinj dhe profesional.
“Është e dukshme nevoja për ofertë të re, jo detyrimisht për parti të re, por, parti e cila do të promovon njerëz të rinj. Është e dukshme se njerëzit janë të ngopur nga politikanët ekzistues, se ata nuk ju japin atë që votuesit e kërkojnë në performimin e tyre politik”, theksoi Troshanovski, raporton Amakos.
Ndryshe sipas anketës, BDI gëzon mbështetje prej 12,7%, pas saj vjen Besa me 5,9%, e ndjekur nga PDSH-ja me 4%. Lëvizja për Reforma në PDSH gëzon rejting prej 3,6%, RDK 0,6%, PPD-ja 0,5% dhe Uniteti 0,2%.
BDI është parti që ka bagazhin e luftës në Maqedoni, dhe nga viti 2001, ka qenë parti lidere e shqiptarëve në këtë shtet. Mirëpo ngjarjet e fundit, siç është rasti i Kumanovës, rasti Monstra, çështja e pazgjidhur e veteranëve të luftës, burgosa e shumë luftëtarëve të UÇK-së, ndarja e një grupi bashkëpunëtorësh dhe skandali i përgjimeve, e kanë dobësuar BDI-në.
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë










