Kosova
Sot votohet në Veri
Në orën 07:00, siç edhe parashihej, janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Veri të Kosovës.
Të drejtë vote kanë mbi 18 mijë qytetarë të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.
Qytetarët sot votojnë për kryetarë në katër komunat dhe në Zveçan e Zubin Potok votohet edhe për asamblenë komunale, përcjell albinfo.ch.
Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, pasi më 5 nëntor të gjithë serbët hoqën dorë nga postet që mbanin në institucionet e Kosovës.
Në zgjedhjet e 23 prillit nuk pritet të ketë numër të lartë të votuesve, pasi që serbët do t’i bojkotojnë ato.
Për zgjedhje është ulur edhe numri i qendrave të votimit. Gjithsej do të jenë 19, gjashtë qendra të rregullta dhe 13 alternative, në kontejnerë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër











