Lajme
Stabiliteti financiar i vendit, i dyshimtë për FMN-në
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta shesë Postën dhe Telekomin brenda muajve të parë të 2012-ës, nëse do që të ketë stabilitet financiar.
Në rast se Qeveria dështon që edhe brenda këtij afati të shesë kompaninë publike më fitimprurëse në vend, atëherë FMN-ja kërkon futjen e masave të rrepta në tkurrjen e shpenzimeve nga buxheti në sektorë të cilët nuk konsiderohen shumë të nevojshëm.
Kjo nënkupton shkëputje financiare në sektorë për të cilët nuk ka dhënë përgjigje Ministria e Financave, shkruan Koha Ditore.
Sipas kësaj gazette, stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar që ka qëndruar në Kosovë gjatë nëntorit ka arritur mirëkuptimin me autoritetet vendëse që buxheti i të ardhshëm mos të ketë deficit më të lartë se 3.2 për qind të GDP-së.
Stafi ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të kufizojë shpenzimet në rroga dhe të bëjë reforma në sektorin e energjisë, në mënyrë që të zvogëlojë nevojën për mbështetje buxhetore.
“Në rast se nuk do të ketë progress të qartë drejt privatizimit të PTK-së në muajt e parë të vitit 2012, masa shtesë mund të jenë të nevojshme për të garantuar se Qeveria ka mbulesë adekuate në të holla gjatë gjithë vitit”, thuhet në konkluzionet preliminare të nxjerra pas vizitës së stafit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton KOha Ditore.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS













