Lajme
Studentët e diasporës, praktikën e mbajnë në Kosovë e Shqipëri
Kosova dhe Shqipëria lansojnë programin për punë praktike për studentë dhe të rinjtë e diasporës
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë lansuan sot në Tiranë, programin e përbashkët të punës praktike për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare. Programi u lansua nga ministri i Diasporës, Valon Murati dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u tha se tre mijë të rinj do të kenë mundësi ta kryejnë praktikën në institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, në kuadër të këtij programi.
Ky program për herë të parë është lansuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Diasporës së Kosovës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, ndërsa ka rezultuar edhe me një plan të përbashkët pune mes këtyre dy ministrive, i nënshkruar nga ministrat, për fusha të ndryshme në të mirë të të rinjve, ku do të përfshihen edhe të rinjtë nga diaspora.
“Ne sot po firmosim edhe një segment tjetër shumë të rëndësishëm, që është programi për rrjetëzimin e organizatave të të rinjve dhe studentëve shqiptarë në diasporë dhe atyre nga Kosova dhe Republika e Shqipërisë e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që këta jo vetëm të mund të integrohen e njihen në mes vete, por, gjithashtu, të përfitojnë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të ndihen edhe më të fortë për të ardhmen e tyre”, tha Murati.
Ky rrjetëzim, sipas tij, do të marrë një dinamikë të plotë qysh nga Samiti i Diasporës, i iniciuar me shumë kurajë nga kryeministri Rama, e në të cilin Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës, siç tha Murati, është pjesë me gjithë potencialin.
Ndërkaq, ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë, Blendi Klosi, theksoi ky program kalon kufijtë e Shqipërisë.
“Ai është i hapur edhe për të rinjtë e Kosovës, për të gjithë të rinjtë shqipfolës kudo ndodhen, duke përfshirë dhe ata të diasporës. Së bashku dëshirojmë ta zgjerojmë rrjetin e studentëve apo të sapodiplomuarve, të cilët duan të zhvillojnë praktikën e punës në institucionet e administratës publike. Veçoria e kësaj thirrjeje të dytë është se ajo nuk shtrihet për gjithë shqiptarët kudo që janë”, deklaroi Klosi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si nismëtar i këtij programi në Republikën e Shqipërisë, dhe mbështetës i fuqishëm i projektit, theksoi edhe njëherë rëndësinë e këtij procesi për të demokratizuar dhe profesionalizuar më tej administratën publike, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij të thellë që këtë vit ky projekt po merr dimension mbarëkombëtar, duke përfshirë edhe institucionet e Kosovës.
Ministria e Diasporës, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera në Kosovë, kishte lansuar një program të ngjashëm për të rinjtë e diasporës edhe vitin e kaluar, por këtë vit i jepet një dimension tjetër, duke bashkëvepruar edhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë.
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër Karburanti është bërë përsëri pak më i lirë në Zvicër, sipas shifrave nga Touring Club Switzerland... -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve












