Kosova
Sveçla tregon cili ishte plani i rrezikshëm i terroristëve në veri
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dolur sërish rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ai tha se aty morën pjesë rreth 90 terroristë synimi i të cilëve ishte që të realizohej një korridor mes Serbisë dhe dy komunave në veri të Kosovës, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
“Tashmë kemi shumë informata që zbardhin skenarin e Serbisë më 24 shtator. Pra, kishte diku rreth 90 terroristë, të cilët u futën me armatime të rënda në Republikën e Kosovës, planifikuan të realizojnë korridor mes Serbisë dhe dy komunave: Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, tha Sveçla.
Sipas ministrit të brendshëm kosovar, plani përfshinte edhe elemente tjera të rrezikshme.
“Ky plan përfshinte edhe një element jashtëzakonisht të rrezikshëm, e ai ishte se disa nga veturat, rreth 30 sosh që ishin në Kosovë, kishin stikersa me shenjën e KFOR-it. Këta kishin edhe uniforma të KFOR-it italian dhe kishin diku rreth 23 -24 armë me silenciatorë, ishin të gatshëm të maskoheshin si pjesëtarë të KFOR-it e t’i ekzekutonin pjesëtrët e policisë së Kosovës, me ç’rast tensionet do të rriteshin në pikë ku realisht nuk do të dihej kush me kënd po shtie. Në të njëjtën kohë kishin numër të madh të uniformave, pajisjeve dhe armëve, numër më të madh sesa që ishin vetë. Jep indikacion se ishin përgatitur një pjesë të armatimeve, uniformave t’ia jepnin personave që ishin tashmë në Kosovë. Numri i tyre do të dyfishohej apo trefishohej”, theksoi Sveçla.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar











